Turizmi dhe Sporti në fokus: Aktivitet interaktiv në Universitetin Barleti

Universiteti Barleti organizoi një aktivitet të dedikuar turizmit, sportit dhe mundësive ndërkombëtare, duke sjellë në vëmendje një nga sektorët më dinamikë dhe me potencial të lartë zhvillimi.

Aktiviteti përfshiu sesione informuese mbi programet e studimit në Turizëm & Sport, si dhe prezantime mbi perspektivat e karrierës dhe eksperiencat ndërkombëtare që ofron kjo fushë. Të pranishmit patën mundësinë të ndërveprojnë drejtpërdrejt me pedagogë dhe profesionistë, duke krijuar një hapësirë të hapur diskutimi dhe shkëmbimi idesh.

Një dimension i rëndësishëm i aktivitetit ishte përfshirja e elementëve praktikë dhe demonstrues, ku spikati demonstrimi nga Shpëtimi Alpin Speleologjik, që solli një qasje konkrete dhe dinamike të profesionit. Gjithashtu, një catering i përgatitur nga studentët e drejtimit të Turizmit ilustroi në praktikë aftësitë dhe përgatitjen profesionale të tyre.

Përmes këtij aktiviteti, Universiteti Barleti rikonfirmon angazhimin për të ofruar një edukim të lidhur ngushtë me praktikën dhe zhvillimet e tregut, duke krijuar ura bashkëpunimi mes akademisë dhe industrisë.