Zhvilluam një takim këshillimi karriere me fokus në dy nga fushat më të kërkuara sot: mjekësinë dhe informatikën. Diskutuam mbi përgjegjësinë, përkushtimin dhe formimin e vazhdueshëm që kërkon profesioni i mjekut, si dhe mbi rolin jetik që ka në shoqëri. Nga ana tjetër, u ndalëm te mundësitë që ofron informatika, nga programimi dhe inteligjenca artificiale deri te siguria kibernetike dhe puna në tregun global.
Theksuam se të dyja drejtimet kërkojnë disiplinë, pasion dhe angazhim afatgjatë, por ofrojnë stabilitet, zhvillim profesional dhe ndikim real në jetën e njerëzve. Zgjedhja e duhur fillon me njohjen e vetes dhe informimin e saktë mbi mundësitë që ofron çdo profesion.



