Studentët e Arkitekturës dhe Dizajnit në një përvojë profesionale me Destil Creative Hub

Në kuadër të takimeve të Klubit të Arkitektit dhe si pjesë e konsultimeve për lëndët mësimore të programeve në Arkitekturë dhe Dizajn, si dhe në Dizajn Interieri dhe Produkti, studentët, nën drejtimin e MSc. Iris Nela dhe MSc. Driant Zeneli, patën mundësinë të njihen me zhvillimet dhe projektet që Destil Creative Hub ofron për formimin e tyre profesional.

Sonila Abdalli, drejtuese e Destil Creative Hub, ndau me studentët historinë e themelimit të këtij institucioni, rëndësinë e komunitetit të krijuar dhe mundësitë e shumta për përfshirje profesionale. Diskutimi u përqendrua në analiza të qytetit dhe konceptin e hapësirave si “metabolizëm” për jetën urbane.

Vizita u pasua me pjesëmarrjen në Tirana Art Weekend, ku studentët vizituan Vilën e Ish-të Përndjekurve dhe Space 05, një tjetër hapësirë e përfshirë në këtë organizim, përvojë e veçantë dhe frymëzuese.